FILIPI Co herbs & spices është një kompani e lokalizuar në Shqipëri, themeluar ne 25 korrik 1991 dhe e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike.
Fillimisht kompania jonë e ka nisur aktivitetin si një kompani e specializuar nëtregtimin e Sherebelës dhe Trumzës por me ritme të shpejta u zgjerua gama e produkteve të tregtuara në aspektin e shumëllojshmërisë dhe atë të shkallës së përpunimit.
Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me firmën Amerikane AA Sayia por sot ne kemi arritur të vendosim marrëdhënie me më shume se 57 kompani në Europë, Amerikë dhe Australi. Në po të njëjtin vit kompania do të vlerësohej për shkaktë kontributit të dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Filipi Co ka struktura të qarta organizative brenda kompanisë dhe në të njejtën kohë është kontribues në uljen a papunësisë përmes angazhimit të vendbanorëve në zonat rurale, zona të cilat janë burimi kryesor i bimëve që eksportojmë.
Kjo kompani po zhillon nga viti ne vit sasite e eksportuara te produkteve puro organike, te cilat jane pritur mjaft mire nga konsumatoret.
Kompania ka punëtorë te kualifikuar, staf të pergatitur për organizimin e të gjitha hallkave proceduriale duke formësuar kështu një performancë pozitive në tregun ndërkombëtar. Gjithashtu, ka investuar në makineri, linja prodhimi, pajisje, duke reflektuar në këtëmënyrë seriozitetin, objektivat dhe vizionin zhvillues.Kompania ka objektiv rritjen e eksporteve, avancimin e teknologjisë prodhuese dhe përpunuese, zgjerimin e kapitalit financiar dhe njerëzor.
Sot, pas 26 viteve aktivitet ne grumbullimin, perpunimin dhe eksportimin e bimeve mjekesore mbajme vendin si kompania me e madhe ne rajonin e Ballkanit.